Mesfushori i Empolit, Ismael Bennacer, ka kaluar testet mjekësore të tij me Milanin.
Bennacer u kontrollua në klinikën La Madonnina të hënën pasdite, vetëm disa orë pasi u bë një kampion afrikan me Algjerinë, përcjell ORAinfo.
Empoli tashmë konfirmoi transferimin e tij tek Rossonerët, me drejtorin sportiv Pietro Accardi duke e krahasuar lojtarin me Gennaro Gattuso.
Rossonerët pritet të paguajnë në rajonin prej 16 milionë euro për 21-vjeçarin pasi Arsenali nuk zgjodhi të merrte opsionin e tyre të blerjes.Ai ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Diavolo./ORAinfo/