Real Madrid me plan sekret për transferimin e Pogbas

08:36 | 23 Korrik 2019

Paul Pogba po e dëshiron transferimin në Real Madrid.

Real Madridi nuk do të dorëzohet për Paul Pogban dhe për të do të provojnë opsione të ndryshme transferimi deri në fund të afatit kalimtar, deri më 2 shtator.

Dëshira e “Los Blancos” është që ta transferojnë futbollistin sa më parë, andaj do të provojnë që ta blejnë futbollistin deri më 8 gusht kur mbyllet afati kalimtar në Angli.

Në rast se dështon kjo përpjekje, drejtuesit e Realit do të provojnë deri më 2 shtator kur mbyllet afati kalimtar në Spanjë.

Megjithë dëshirën e madhe për largim nga Manchesteri, Pogba dhe menaxheri i tij Raiola, nuk do të bëjnë më presion te Unitedi, në mënyrë që të mos prishin punët rreth negociatave.

Çmimi i lartë i Pogbas, rreth 200 milionë euro vazhdon të jetë problemi kryesor te Real Madridi, që deri më tani ka shpenzuar 298 milionë euro, në lojtarët e ri.

Komento: