Roma ia ofron një mesfushor Milanit.
Roma vazhdon të mos tërhiqet në idenë e blerjes së mesfushorit ofensivë Suso nga Milan.
‘Giallorosët’, kërkesën e Milanit prej 30-35 milionë euro, janë duke e konsideruar të tepërt, andaj janë duke negociuar mundësinë e përfshirjes së ndonjë lojtari në ofertë.
Edhe pse kontaktet mes dy skuadrave janë të vazhdueshme, arritja e një marrëveshje për momentin, duke shumë larg.
Në Itali tani raportohet se Roma ka vendosur t’i ofrojë Milanit shërbimet e mesfushorit Steven Nzonzi.
30 vjeçari ishte transferuar te Roma nga Monchi, por tash më nuk bën pjesë në planet e trajnerit Fonesca.