Të gjithë sportdashësit ishin befasuar kur Barcelona transferoi mesfushorin ganez Kevin Prince Boateng.
Ai u transferuar nga Sassuolo tek kampioni i La Ligës, ku zhvilloi vetëm tri ndeshje.
Tani ylli ganez po kërkohet nga klubi i Bundesligës gjermane, shkruan Bild, përcjell ORAinfo.
Eintracht Frankfurt po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të 32 vjeçari ganez.
Boateng ka qenë për një sezon pjesë e Eintracht Frankfurt në të kaluarën, duke shënuar gjashtë gola dhe duke ndihmuar ata në triumfin në Kupën e Gjermanisë. /ORAinfo/