Andre Silva pritet të zyrtarizohet shumë shpejt të Monaco.
Sulmuesi i Milanit, ka kaluar testet mjekësore para një transferimi te Monaco në Francë.
Calciomercato dhe RMC Sport raportojnë se Silva ka përfunduar testet në mëngjesin e ditës së martë, dhe se ai është gati tani të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Monacon.
Milan do të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij, dhe këto para do t’i investojë në transferimin e Angel Correa, përcjell lajmi.
Portugezi kaloi sezonin e kaluar në huazim te Sevilla, por skuadra spanjolle në fund nuk përdori mundësinë e tyre për blerje të përhershme për 35 milionë euro.
Në Francë te Monaco, Silva do të stërvitet nga trajneri Leonardo Jardim.