PSG-ja ka nënshkruan me yllin e vogël të Barcelonës.
Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e ish-talentit të Barcelonës Xavi Simons.
16-vjeçari bashkohet me kampionët e Ligue 1 në një kontratë profesionale deri më 30 qershor 2022.
Më parë sot, Simons njoftoi se po largohej nga Barcelona pasi u paraqit te akademia e La Masia, përcjell lajmi.net.
“Në moshën 16-vjeçare, Xavi është ndër lojtarët më premtues në futbollin holandez”, thuhet në një deklaratë të PSG.
“Me një cilësi të lartë teknike dhe një vizion të shkëlqyer të lojës, ky talent i ri tani do të vazhdojë trajnimin e tij në Rouge et Bleu”.
Simons është një nga talentët më me prespektivë në Evropë.