Befasi: Zbulohet e ardhmja e Dybalas

20:48 | 23 Korrik 2019

Më në fund është folur për të ardhmen e Dybalas.

Maurizio Sarri këmbëngul se ka disa mënyra për të përfshirë Paulo Dybalab në planet e tij te Juventusi mes spekulimeve për të ardhmen e lojtarit.

Manchester United ka qenë i lidhur me transferimin e argjentinasin, i cili kishte mjaft probleme sezonin e kaluar me Massimiliano Allegrin.

Dybala shënoi vetëm pesë gola në Serie A, rekordi i tij më i keq për klubin, duke dështuar të ishte konsistent në një rol prapa Cristiano Ronaldos.

Ka pasur pyetje se si ai do të përshtatet në sistemin e Sarrit dhe nëse kthimi i Gonzalo Higuain mund të detyronte një largim, por trajneri i ri i ‘Bianconerëve’ ka ide në mendje për Dybalan.

“Ai mund të luante lehtësisht në rolin e një sulmuesi të rrejshëm”, tha Sarri.

“Ne gjithashtu mund të gjejmë zgjidhje të ndryshme. Ai mund të luajë si mesfushor, ose si një trekuartist pas dy sulmuesve”.

Komento: