Ishte lojtari i ndeshjes, po Zidane nuk dëshiron ta shoh me sy këtë lojtar

13:05 | 24 Korrik 2019

Bale luajti dhe shënoi për Real Madridin në ndeshjen e Kupës së Kampionëve të së Martës kundër Arsenalit, por asgjë nuk ka ndryshuar sipas Zinedine Zidane.

Gareth Bale, ka kohë që është i lidhur me një largim nga Reali, pasi që trajneri francez ka bërë të qartë se uellsiani nuk është në planet e tij, përcjell ORAinfo.

“Unë nuk kam biseduar me të,” tha bosi i Madridit pas ndeshjes. “Ai ka trajnuar normalisht dhe kjo është arsyeja pse ai ka luajtur. Asgjë nuk ka ndryshuar, ju e dini se çfarë është situata”, ka përfunduar Zidane./ORAinfo/

Komento: