Juve-Inter, ky është rezultati

14:31 | 24 Korrik 2019

De Ligt e ka nisur keq aventurën e tij te Juve.

Interi ka kaluar pas vetëm 10 minutave në epërsi ndaj Juventusit, në ndeshjen e zhvilluar në Kinë. Takimi i cili po zhvillohet në kuadër të International Champions Cup solli golin e parë vetëm pas 10 minutave.

Ishte blerja e re e Juventusit, Matthijs de Ligt i cili realizoi në portën e gabuar pas një harkimi nga lojtari i Inter.

Më poshtë mund të shihni autogolin e holandezit, i cili nuk pati kujtime të bukur as në ndeshjen debutuese ndaj Tottenham.

https://www.youtube.com/watch?v=mHhQu2px4EM

Komento: