Juve mposhtë Interin, vjen deklarata e papritur nga Ronaldo

16:45 | 24 Korrik 2019

Juve ka arritur që ta mposhtë Interin.

Cristiano Ronaldo ka komentuar fitoren ndaj Interit në përfundimin e ndeshjes. Sulmuesi portugez u shpreh i kënaqur nga goli i shënuar ndërkohë që nuk i kurseu elozhet edhe për Interin dhe Conten.

“Është kënaqësi të jesh këtu, tifozët ishin fantastikë dhe na dhanë shumë mbështetje sot mua dhe ekipit. Të luash ndaj Interit është gjithmonë bukur, sepse ata janë një nga rivalët tonë më të vështirë.

Kanë një ekip të fortë dhe një trajner të shkëlqyer, për këtë është kënaqësi të luash ndaj tyre edhe në fazë përgatitore, për miqësore me kaq shumë mbështetje. Jemi të lumtur që fituam ndeshjen dhe mendoj se e merituam”, deklaroi ylli portugez.

Ronaldo ka shënuar dy gola në dy miqësoret e këtij sezoni në International Champions Cup duke qenë një ndër futbollistët më në formë të bardhezinjve

Komento: