Real Madrid dhe Juventus me oferta të papritura për Pogban

19:10 | 24 Korrik 2019

Është ende e paqartë e ardhmja e Pogbas.

Janë Real Madrid dhe Juventus që po konsiderojnë mundësinë e transferimit të mesfushorit francez, duke duket se ka prirjen për t’u larguar nga ‘Old Traford’.

Si Real Madrid, ashtu edhe Juventus raportohet se do të ofrojnë deri në 170 milionë euro për shërbimet e 26 vjeçarit, ndërsa Manchester United vazhdon të insistojë, duke kërkuar së paku 20 milionë euro.

Mediet e huaja raportojnë se të dy skuadrat janë duke pritur nga Mino Raiola dhe vetë Pogba, për të lehtësuar këtë transferim.

Paul Pogba te Manchester United është transferuar në vitin 2016 pikërisht nga Juventus, për 105 milionë euro.

Komento: