Bombë nga Spanja: Milan ia rrëmben talentin e madh Barcelonës

19:36 | 24 Korrik 2019

Gjiganti nga Serie A, Milan thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e ri të Barcelonës, Jean-Claire Todibo gjatë kësaj vere.

Rossonerët janë ende në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Mateo Musacchio dhe kanë pasur përgjigje negative nga Juventusi për Merih Demiral, edhe pse Daniele Rugani mbetet një opsion, përcjell ORAinfo.

Mundo Deportivo pretendon se Milan ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me Todibun me kredi.

Francezi iu bashkua Barcelonës në janar të vitit të kaluar, e tani mund t’i bashkohet Milanit nëse palet bien dakord. /ORAinfo/

Komento: