Saviç përshëndetet me lojtarët e Lazios, po transferohet të gjiganti evropian

20:29 | 24 Korrik 2019

Sergej Milkovic-Saviç pritet të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere.

Mediat në Itali raportojnë se mesfushori i njohur u ka thënë shokëve të tij të Lazios se ai do të largohet këtë verë.

Saviç ka qenë synim i Manchester United që një kohë të gjatë, por sipas mediave italiane ai tashmë ka thënë se do të transferohet në Old Trafford, pavarësisht se ka kontratë me Lazion.

Nëse ai shkon në United do të ishte një infuzion për mesfushën e ‘Djajve të Kuq’ pas largimeve të fundit të Maruane Fellaini dhe Ander Hererra, madje ai edhe mund të zëvendësoj Paul Pogban që thuhet se do të largohet gjatë këtij afati.

Ndryshe, një synim tjetër për mesfushën e United thuhet se është i interesuar edhe për një mesfushor tjetër, Christian Eriksenin e Tottenhamit. /ORAinfo/

Komento: