Dështoi në testet mjekësore të Benfica, Mattia Perin befason me klubin e ri

20:53 | 24 Korrik 2019

Mattia Perin ditë me parë kishte dështuar t’i kalojë testet mjekësore të gjiganti portugez, Benfica.

Portieri i Juventusit, tani ka gjasat që të provoj fatin në Premierligë, përcjell ORAinfo.

Aston Villa ka nisur negociatat për transferimin e italianit.

Siç raportohet nga Sky Italia, negociatat janë në vazhdim në mes të Juventusit dhe Aston Villa për Mattia Perin.

Edhe pse Benfica nuk ishte dorëzuar në transferimin e Perin, duket se portieri italian po e dëshiron tani kalimin të Aston Villa. /ORAinfo/

Komento: