Lamtumirë Barcelonë, Rafinha transferohet në Serie A

22:53 | 24 Korrik 2019

Rafinha Alcantara mund të rikthehet në Serie A.

Është Fiorentina ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin e Barcelonës.

Brazili besohet të jetë i përshtatshëm për ekipin e Montellës, pasi është i ambientuar me Serie A, pasi ka kaluar gjashtë muaj në Inter dy sezonet më parë, përcjell ORAinfo.

Calciomercato raporotn se Rafinha nuk është në planet e Ernesto Valverde dhe largimi i tij gjatë verës është gati i pashmangshëm.

Barcelona për brazilianin po kërkon 15 milionë euro, që është një tarifë që Fiorentina do të jetë në gjendje të përballojë. /ORAinfo/

Komento: