‘Fshesë’ të Juventus, largohen këta katë lojtarë

23:27 | 24 Korrik 2019

Krahas prurjeve të mëdha, Juventus po mendon edhe për shitjen e disa yjeve.

Janë të paktën katër lojtarë që pritet të largohen nga ‘Zonja e Vjetër’.

Kjo po bëhet me qëllim për të balancuar buxhetin e transferimit, përcjell ORAinfo.

Emrat e mundshëm që pritet të largohen këtë verë janë: Kean (afër kalimit në Everton), Perin (mund të transferohet në Aston Villa), Khedira dhe Matuidi, të cilët pritet të transferohen në Francë ose Angli.

Me këto largime Juventus pritet të balansoj buxhetin për tranferimet e mëdha të prirë nga Matthijs de Ligt të bërë gjatë kësaj vere. /ORAinfo/

Komento: