Neymar – Barcelona, vjen lajmi i fundit

23:34 | 24 Korrik 2019

Neymar po vazhdon të përflitet për kalim tek Barcelona.

Për të gjashtën herë me radhë, Blaugrana kishte lajmëruar të ardhura rekord të fitimeve, edhe pse profiti i saj është tkurrur shumë për shkak të aktivitetit të transferëve të tyre

Barcelona kishte konfirmuar rekord te qarkullimit prej 990 milionë euro gjatë sezonit 18-19, edhe pse profiti i klubit ka rënë nga viti 2018.

Skuadra e Ernesto Valverdes arriti që ta fitojë titullin e La Ligës sezonin e kaluar, edhe pse përfunduan sezonin me humbje në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias, e cila erdhi pas humbjes katastrofale kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga jashtë Barca – e cila vitin e kaluar kishte thënë se ka për qëllim ti rrit të ardhura në mbi një miliard deri në vitin 2021-janë në pozitë ende të mirë, pasi që deri me tani kanë grumbulluar 914 milionë euro nga sezoni i kaluar.

Megjithatë, deri me tani fitimi i tyre, pra profiti, është 17 milionë euro, një shifër më e vogël se sezonin e kaluar që ishte 32 milionë, përderisa profiti neto i klubit për vitin 2018-19 ishte 4.5 milionë euro, që po ashtu është shifër më e ulët nga 2017-18 që ishte 13 milionë euro.

Klubi tashmë ka bërë disa goditje të mira në afatin e transferove, të cilat i kishte kompletuar në fund të sezonit, me Frenkie de Jong-me të cilin nënshkroi në afatin e janarit duke paguar 75 milionë euro për të ekipit të Ajaxit, para se të transferonte Antoine Griezmann nga Atletico Madrid për 120 milionë euro.

Lëvizja e Griezmann ka shkaktuar edhe lajme kontraverze, me Atleti që po kërkojnë edhe 80 milionë euro të tjera nga Barca, përderisa raportohet se kjo blerje është duke u hetuar nga “Royal Spanish Football Federation”.

Raporti për një rikthim sensacional të Neymar vazhdojnë të vlojnë, me spekulimet që Barca do ta kthejë yllin e Brazilit në Camp Nou pas dy vite kur ai u largua për në Paris Saint-Germain për një marrëveshje rekord prej 222 milionë eurove.

Por, çdo marrëveshje për Neymar do të thotë se PSG kërkon 222 milionë euro e më shumë nga Barcelona nëse ata e duan yllin e Brazilit.

Me Barcan që ka bërë profit prej vetëm 4.5 milionë euro sezonin e kaluar, është e paqartë nëse ata do të mund të kenë fonte për të kthyer ish lojtarin e tyre.

Blaugrana, megjithatë, pritet që të nënshkruar edhe me anësorin e majtë të mbrojtjes se Real Betis, Junior Firpo para se të fillojë sezoni.

Barcelona do të vazhdojë parapërgatitjet për ndeshjet parasezonale të shtunë ku do të takohet me Vissel Kombe, për të cilën skuadër luajnë David Villa, Sergi Samper dhe Andres Iniesta.

Në të njëjtën kohë, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga klubi, Neymar është përfshirë në turneun për ndeshjet parasezonale në Kinë.

Për shkak të problemeve me lëndimi, Neymar në Copa America të cilën Brazili e fitoi, por është e paqartë se a do të paraqitet Neymar në ndeshje e radhës së kampionëve të Ligë 1.

Komento: