Me të marrë drejtimin e Inter, Antonio Conte kishte kërkuar nga drejtuesit e Interi që ta transferonin sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.
Sulmuesi boshnjak ka qenë i lidhur ngushtë me kalim të Inter në javët e fundit dhe Antonio Conte po vazhdon ende t’i shtyjë menaxhmentin e Interit të nënshkruajë lojtarin, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, nga negociatat thuhet se Roma ka refuzuar të japin ndonjë zbritje në çmimin e lojtarit, duke bërë që të bllokohet transferimi.
Giallorossi ka kërkuar rreth 20 milionë euro, ndërsa Interi gjithnjë ka ofruar më pak.
Sipas Sky Italia, tarifa e transferimit mund të reduktohet në 18 milionë, por asgjë më pak se kjo shumë nuk do të merret parasysh nga Roma.
Mbetet të shihet nëse Inter do t’i plotësoj kushtet e Romës për ta transferuar sulmuesin boshnjak. /ORAinfo/