Manchester United heq dorë nga transferimi i yllit të madh

10:23 | 25 Korrik 2019

Manchester United nuk do të nënshkruajë me mesfushorin e Sporting Lisbonit, Bruno Fernandes.

Sipas Sky Sports, ‘Djajt e Kuq’ kanë qenë të lidhur me një transferimin e 24-vjeçarit portugez, por gjërat tashmë duke se kanë ndryshuar, përcjell ORAinfo.

Tani United nuk e sheh më lojtarin portugez si objektivin e tyre të parë në dritaren në vazhdim të transferimit.

Fernandes ishte shumë mbresëlënës për Sporting në miqësoren para sezonit kundër Liverpoolit, ku ai shënoi një gol dhe ndihmoi në barazimin 2-2. /ORAinfo/

Komento: