Juventus i përgjigjet zyrtarisht Milanit për mbrojtësin e kërkuar

16:10 | 25 Korrik 2019

Juventusi vendos përfundimisht për të ardhmen e Demiral.

Klubi italian, Juventusi ka vendosur të mbajë mbrojtësin turk Merih Demiral këtë verë, raportojnë media të shumta italiane.

Juve mendohet të jetë i përgatitur për të shitur Demiralin në qoftë se ata marrin një ofertë prej 40 milion euro, pavarësisht se u nënshkrua këtë verë nga Sassuolo për 18 milionë euro.

Kjo çoi në spekulime që lidhnin turkun me lëvizjet drejt Manchester United, Milanit dhe Atletico Madrid.

Megjithatë, mediume si Sportitalia, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, shkruajnë të gjitha se Bianconerët e konsiderojnë atë si të pa-shitshëm.

21-vjeçari ka bërë ndikim të menjëhershëm te Zonja e Vjetër, pasi shënoi penalltinë fituese kundër Interit në International Champions Cupa.

Komento: