Solskjaer nuk heq dorë, e do me ҫdo kusht këtë super-lojtar

20:45 | 25 Korrik 2019

Solskjaer e do me ҫdo kusht këtë lojtar.

Ole Gunnar Solskjaer ia ka ripërsëritur Ed Woodwardit, nënpresidenti ekzekutiv në Manchester United që nënshkrimi me Harry Maguire është urgjencë dhe duhet të bëhet sa më shpejt

Kështu ka mësuar sot me anë të burkimeve Sky Sports.

Nënpresidenti i United, Woodward nuk kishte udhëtuar për ndeshjet parasezonale me klubin në Australi dhe Lindje të Largët për të punuar në transfere, por siç kupton Sky Sports tani Ëoodëard duhet t’i përfundojë marrëveshjet.

Maguire është i lumtur edhe në Leicester por do të dëshironte që të kalonte në United nëse dy klubet arrin marrëveshje.

Leicester e ka bërë të qartë se nuk do ta lë Maguire që të largohet nën 80 milionë funte. Oferta e deritanishme e Manchester është më e vogël për 10 milionë funte.

Komento: