Arsenali e Napoli në garë për sulmuesin e njohur

21:45 | 25 Korrik 2019

Arsenali dhe Napoli janë në garë për sulmuesin e njohur.

Mediat në Francë kanë raportuar se vetëm Napoli dhe Arsenali janë në garë për sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe.

Sipas le10sport, në garë nuk janë më Manchester United dhe Inter, por Napoli është më afër për të arritur një marrëveshje ku do të paguajë 80 milionë euro, si dhe bonuse.

Vendimi finale pritet të merret nga Pepe, i cili pritet që të këtë rol kryesor në këtë rast.

Sipas këtij shkrimi agjenti i Nicolas Pepe tashmë është në Itali ku do të diskutojë kushtet personale me Napolin.

Sipas burimeve të le10sport, në marrëveshje mund të përfshihet edhe lojtari Adam Ounas, për të cilin është i interesuar Lille.

Megjithatë mbetet në duar të lojtarit, pasi që mësohet se ai preferon më shumë kalimin në Premier Ligë.

Komento: