Juventus nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Pogban

22:43 | 25 Korrik 2019

Skuadra e Juventusit duket se e do me ҫdo kusht Pogban.

Juventus nuk janë dorëzuar për të marrë shërbimet e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba

Sipas Don Balon, kampioni italian është duke biseduar me Manchesterin për Pogban.

Francezi që ka fituar Botërorin nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u larguar nga Old Trafford këtë vit.

Real Madridi, megjithatë ende konsiderohen favorit pasi që janë më përpara se Juve në negociata për të, por Juve shpesh ka ditur të befasojë në afatin e transferëve, kështu që nuk përjashtohet që ai të zgjedh Juventusin para Real Madridit.

Komento: