‘Ashpërsohet’ gara për Suson, bashkohet edhe skuadra e madhe

23:17 | 25 Korrik 2019

Duket se po ‘ashpërsohet’ gara për Suson.

Skuadra e Sevillas është e fundit që i është bashkuar garës për shërbimet e yllit të Milan, Suso.

Sevilla i bashkohet garës për Suso, në konkurrencë me Romën, për shërbimet e anësorit spanjoll të Milan, Suso.

Suso mund të shfrytëzohet nga ‘Rosoneri’ për përmirësimin e balancave financiare, me ‘kuqezinjtë’ që janë gati ta largojnë atë për një shumë prej 40 milionë eurosh.

Sipas ‘Marca’, Sevilla i është futur garës për 25 vjeçarin, për të rivalizuar skuadrën e Romës.

Suso kishte shënuar tetë gola dhe kishte shtuar nëntë asistime në sezonin e kaluar me Milan, në 41 ndeshje të luajtura.

Komento: