Telashe të mëdha për Real Madridin, skuadra merr lajmin ‘katastrofal’

00:00 | 26 Korrik 2019

Duket se Reali po përballet me një periudhë të vështirë.

Ferland Mendy do të jetë jashtë fushave për një muaj pasi që ka pësuar një lëndim në ije gjatë ndeshjeve parasezonale me Real Madridin

Los Blancos e kanë marrë edhe një lajm të keq pas lëndimit të Marco Asensios, i cili humbi sezonin për shkak të këputjes së ligamenteve dhe do të jetë jashtë për s’paku nëntë muaj.

Bëhet fjalë për lëndimin e Mendy që do të jetë jashtë për më shumë se një muaj e bashkë me të edhe Brahim Diaz që po ashtu ka munguar gjatë ndeshjeve parasezonale të klubit në verë.

Sipas Marcas, Mendy vuan nga një lëndim muskulor në ijën e tij të djathtë, kurse testet mjekësore i janë bërë të enjten.

Mbrojtësi francez startojë në barazimin 2-2 kundër Arsenalit, derisa ai nuk do të mund të luaj as në ndeshjen finale të Real Madridit për në International Champion Cup kundër Atletico Madridit e as në Audi Cup.

Pa francezin, Marcelo mbetet i vetmi opsion për krahun e majtë të mbrojtës për Zinedine Zidane.

Komento: