Ofertë e re e Chelseas për Willianin

09:35 | 26 Korrik 2019

Chelsea po përgatit ofertë të re për Willianin.

Chelsea ka vendosur ta mbajë brazilianin Willian, të cilit po planifikon t’ia vazhdojë kontratën.

Në këtë vendim të “Blues” ka ndikuar edhe ndalesa për të bërë transfere, dënim të cilin e mori klubi londinez.

Chelsea ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Ëillianit, shkruan “The Daily Express.

Menaxheri i “Blues”, Frank Lampard do ta preferonte shitjen e futbollistit brazilian, por dënimi që e mori Chelsea me ndalesë të transfereve gjatë kësaj vere, e ka detyruar klubin anglez që ta mbajë 30 vjeçarin dhe ta shpërblejë atë me kontratë të re.

Ëillian ka kontratë edhe një vit me “Blues”, ndërsa ishte bërë objekt interesimi për Barcelonën e Paris-Saint Germainin gjatë kësaj vere.

Sidoqoftë, futbollistin kualitativ ofanziv do ta shohim së paku edhe një vit në Premierligë.

Komento: