Conte e sjell në Inter yllin e Barcelonës

09:53 | 26 Korrik 2019

Duket se skuadra e Interit po përgatitet për transferime të reja.

Inter janë duke u përpjekur të heqin qafe mesfushorin Radja Nainggolan, i cili nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte.

Shpresa e vetme e ‘Zikaltërve’ është Kina, që po shpreson që ndonjë ofertë të vijë nga Jiangsu Suning për mesfushorin belg.

Mediet në Itali raportojnë se Conte te Inter po synon të sjellë mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, por për të realizuar këtë transferim, është e nevojshme të shitet Nainggolan.

Vidal kishte një sezon të mirë në Barcelonë, por është i hapur të kthehet në Itali, për të punuar sërish me Antonie Conten.

Barcelona kërkon së paku deri në 20 milionë për lirimin e Vidal.

Komento: