‘Hallakamë’ ne Seria A, gjiganti italian ofron 30 milionë plus një sulmues për Icardin

10:59 | 26 Korrik 2019

Roma thuhet se shpreson të bindë Interin me një ofertë prej 30 milion euro plus Edin Dzeko për ta transferuar Mauro Icardi.

Sipas La Repubblica, rruga është e qartë për Romën që të bëjnë lëvizjen e tyre sepse Napoli po fokusohet në Nicolas Pepe dhe Juventusi ende po e mban Mario Mandzukic, Moise Kean dhe Gonzalo Higuain, përcjell ORAinfo.

Prandaj, gazeta thotë se Giallorossi janë të gatshëm të vënë një ofertë në tavolinë në vlerë prej 50 milion euro, me Dzekon me vlerë 20 milionë euro dhe që ka qenë një objektiv i zjarrtë gjatë gjithë verës

Ata gjithashtu do të jenë të gatshëm të propozojnë sulmuesin një pagë prej 5 milion eurosh pas taksës./ORAinfo/

Komento: