Milan ‘dridh’ Interin, po ia merr super-lojtarin

11:14 | 26 Korrik 2019

Keita Balde Diao, ka dalë si një alternativë për sulmin e rossonereve nëse Milan nuk arrin të sigurojë Angel Correa nga Atletico Madrid.

Planet e Rossonerëve për të blerë Correa për 40 milionë euro plus bonuse të shumta goditën probleme këtë javë kur Monako papritur anuloi transferimin e tyre për Andre Silva,përcjell ORAinfo.

30 milion euro ishte menduar për të ngritur fondet e nevojshme për Correa, por Sky Sport Italia sugjerojnë se ka më shumë probleme për Argjentinasin.

Një tjetër mundësi për të përforcuar sulmin e Rossonerëve do të ishte Keita, i cili sapo është kthyer në Monako pas një sezoni të huazuar në rivalët e Milanit, Inter./ORAinfo/

Komento: