Bllokohet transferimin i Neymar te Real Madridi, arsyeja do t’iu befasojë

13:55 | 26 Korrik 2019

Duket se është bllokuar transferimi i Neymarit tek Real Madridi.

Neymar nuk do t’i bashkohet Real Madrid.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, vazhdon të jetë i fiksuar pas Neymarit, duke e cilësuar si të vetmin lojtar të vlefshëm për të mbushur hendekun e marketingut të lënë pas largimit të Cristiano Ronaldo.

Dhe përpjekja për të nënshkruar me lojtarin më të shtrenjtë në botë, ka shkaktuar termet të brendshëm te Real Madrid, midis Perez dhe trajnerit Zinedine Zidane.

Mediet në Spanjë raportojnë se Zidane nuk e dëshiron në skuadër Neymar, pasi tashmë Real Madrid ka transferuar Eden Hazardin.

Trajneri francez e cilëson Hazardin si lojtarin kryesor në projektin e tij të ri në ‘Santiago Bernabeu’.

E gjitha kjo, lë të kuptohet se Barcelona mbetet skuadra e vetme ku mund të transferohet Neymar, nëse vendos përfundimisht të largohet nga PSG.

Komento: