Ndryshon krejtësisht ambient, ja ku transferohet Balaj

15:31 | 26 Korrik 2019

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka ndërruar ambient

Bekim Balaj është transferuar te Sturm Gaz në Austri.

Sulmuesi shkodran bën një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë duke kaluar një ekip me emër siç është Sturm Gazi.

Lojtari i Kombëtares shqiptare kishte mbetur pa ekip pas largimit nga Rusia, megjithatë është menaxheri i njohur, Shkumbin Qorrmemeti që sërish nuk fal duke mundësuar një tjetër transferim me shumë vlera.

Agjenti në fjalë njihet tashmë në vendin tonë për punën e mrekullueshmë që ka bërë duke transferuar mjaft futbollistë nga Shqipëria drejt kampionateve elitare.

Kujtojmë që sezonin e fundit Balaj ishte pjesë e Ahmat Groznyt në Rusi duke arritur të shënojë 3 gola në 22 ndeshje të aktivizuara. 28-vjeçari prej vitesh aktivizohet në skuadra elitare në Europë ku vlejnë të përmenden Rijeka, Slavia e Prahës, Jagielloniea.

Komento: