‘Tërmet’ te Inter, ja kush po largohet

15:48 | 26 Korrik 2019

Edhe një largim nga Interi.

Ishte një nga lojtarët me të mirë të Interit sezonin e kaluar, por mund të largohet në këtë merkato. Bëhet fjalë për Matteo Politanon, italiani nuk është i përshtatshëm për skemat e trajnerit Antonio Conte në të cilat nuk përfshihen sulmuesit anësor.

Ai mund të shitet për një shitet rreth 20 milionë euro sikurse raporton Tuttomercatoweb.

Një destinacion i mundshëm për të është Torino, skuadër pjesmarrëse në Europa League. Kujtojmë se italiani ishte nga futbollistë e preaferuar të Spalletit që e përdori atë në në 42 ndeshje kurse 26-vjeçari e shpërbleu ish-trajnerin zikaltër me 5 gola dhe 6 asiste.

Komento: