Nis festa, ylli i madh po zbarkon në ‘San Siro’

16:08 | 26 Korrik 2019

Milan është afër transferimit të madh.

Milani ndihet i sigurtë përsa i përket afrimit të Angel Correas në skuadër, zyrtarizmi i marrëveshjes nuk është bërë ende por lojtari argjentinas i ka dhënë fjalën e tij kuqezinjve.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për italianët. Sikurse raporton “Sky Sport” sulmesi do të bëjë cdo gjë që ka në dorë për t’u transferuar në Milano dhe palët duket se e plotësojnë dëshirën e tij.

Nëse kjo marrëveshje do të konfirmohej klubi milanez do të kishtë në gjirin e tij futbollistin që i mungon sepse 24-vjeçari mund t’i japë fantazi dhe paparashikueshmëri sulmevë të tyre.

Kujtojmë se Correa luan në Madrid prej vitit 2014 dhe gjithmonë ka qenë shumë i rëndësishem për skemat e trajnerit Diego Simeone.

Komento: