Mesfushori veteran i Milanit, Lucas Biglia, ende nuk e ka të qartë të ardhmën e tij.
34-vjeçari u bashkua me Rossonerët në verën e vitit 2017, por nuk ka arritur të lë shenja në Milan, kjo për shkak të lëndimeve.
Besohet se për shkak të dy sezoneve të ‘dëshuara’ në San Siro, hierarkia e klubit nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij që skadon në vitin 2020, përcjell ORAinfo.
Një arsye tjetër për shkak të së cilës Milan po mendon ta largoj lojtarin argjentinas është fatura e tij e pagave prej 3.8 milionë euro për sezonin, e cila konsiderohet e tepruar për një lojtar që do t’i bëjë 34 vjet pas pak.
Për këtë arsye, drejtori Teknik i Milanit, Paolo Maldini dhe Drejtori i Futbollit Frederic Massara u përpoqën të përfshijnë ish mesfushorin e Lazios në një marrëveshje të Veretout me Fiorentinën, por përpjekja nuk pati sukses.
Calciomercato raporont se Genoa është e interesuar të nënshkruaj me një mesfushor dhe ka treguar interes në nënshkrimin e Biglia, por paga e tij është një pengesë atje dhe Rossoblu nuk ofron paga më të mëdha se 2 milionë euro për sezonin. /ORAinfo/