Milani po përgatitet edhe për transferime të reja.
Skuadra e Milan është duke u përgatitur për një tjetër lëvizje në afatin kalimtar të verës.
‘Rosoneri’ kësaj radhe do të synojnë të përforcohet në fazën e mbrojtjes, me një lojtar që mund të vije nga Brazili.
11 milionë euro janë gati për mbrojtësin e Flamengo, Leo Duarte, sipas ‘Il Tempo’.
Lojtari ka qenë edhe në radarin e Romës në javët e kaluara, por 23 vjeçari që luan në qendrën e mbrojtjes është afër kalimit në ‘San Siro’.
Duarte ka luajtur 60 ndeshje me Flamengo, ku ka shënuar dy gola dhe është ndëshkuar 10 herë me kartonin e verdhë.