Refuzohet oferta e parë e Milanit për Praet.
Mesfushori belg, Dennis Praet është objektivi i Milanit për repartin e mesfushës.
Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo e njeh mirë belgun pasi e ka pasur lojtar tek Sampdoria.
Tekniku italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Praet gjatë afatit kalimtar të verës.
Corriere dello Sport ka raportuar se Rossonerët tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Sampdorias.
Milan ka ofruar 16 milionë euro si dhe katër të tjera në formë bonusesh për Praet, por që kjo ofertë është hedhur poshtë nga klubi bardhekaltër.
Sampdoria kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e Kombëtares së Belgjikës.
25-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Serie A dhe po ndiqet edhe nga Arsenal e Roma.