Calhanoglu thyen heshtjen, tregon se a do të qëndrojë në Milano

11:56 | 27 July 2019

Përpara sezonit të ardhshëm, Calhanoglu ka ide mjaft të qarta për atë se cila do të jetë pozita e tij.

Në prag të miqësore kundër Benfica, Calhanoglu foli për Gazzetta Dello Sport për të ardhmen e tij me klubin, përcjell ORAinfo.

“Unë dua të bëj më shumë, por gjithashtu do të dëshiroja të shpjegoj disa gjëra. Kur arrita në Itali, futbolli im ndryshoi krejtësisht. Krahasuar me Gjermaninë, kemi më shumë këtu dhe ka shumë më tepër vëmendje në fazën mbrojtëse”, ka thënë ai.

“Nuk është e lehtë të adaptohemi, por jam duke u mësuar me të, me të vërtetë është bërë një kënaqësi për të ndihmuar në mbrojtje. Realiteti është se kurrë nuk kam hequr dorë, nga karakteri unë jam ai që luan për grupin dhe klubin. Ky do të jetë viti im”, tha Calhanoglu.

“Unë ndihem si një lojtar i Milanit dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim rreth qëndrimit sepse jam i lumtur këtu, i kam thënë në mënyrë specifike agjentit tim 4-3-1-2? Ndihem si një numër dhjetë, por ka edhe shumë zgjidhje interesante”, përfundoi ai. /ORAinfo/

Komento: