Refuzimi për ta drejtuar ekipin e tij kundër Feronikelit i kushtoi shtrenjtë trajnerit serb

13:43 | 27 July 2019

Refuzimi për ta drejtuar ekipin e tij ndaj Feronikelit i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit serb.

Braktisi lojën ndaj Feronikelit, trajneri serb shkarkohet nga Slovan Bratislava
Slovan Bratislava ka shkarkuar dy trajnerët e tij, Vladimir Radenkovic dhe trajnerin fizik Srdjan Zirojevic, të cilët nuk u paraqiten në ndeshjen ndaj Feronikelit me kërkesë të qeverisë serbe.

“Dëshirojmë t’i falënderojmë trajnerin Vladimir Radenkovic dhe trajnerin e fitnesit Srdjan Zirojevic për shërbimet e tyre për klubin Slovan dhe t’iu urojmë atyre gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Bratislavës.

Klubi sllovak fitoi ndeshjen e parë ndaj Feronikelit me rezultat 2:1, ndërsa javën e ardhshme do të luhet edhe ndeshja kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtuesit e klubit kanë njoftuar se tani janë në kërkim të një trajneri të ri, por skuadrën tani për tani do ta drejtojë ndihmës-trajneri Jan Kozak, i cili ishte në stol edhe në ndeshjen e parë ndaj Niklit.

Komento: