Befason Juve, ja ku po e shet Kean

22:25 | 27 Korrik 2019

Moise Kean, me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e Juventusit.

Everton raportohet se kanë avancuar në bisedimet për shërbimet e yllit të Juventus, Moise Kean, i cili shihet si e ardhmja e futbolli italian.

Sipas raportimeve të ‘Sky’, skuadra nga qyteti i Liverpulit është favoritja për shërbimet e Kean, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë rreth 36 milionë funte.

19 vjeçari është prodhim i akademisë së Juves, para se të debutonte në skuadrën e parë në vitin 2016, në moshën 16 vjeçare.

Sezonin e kaluar, ai ndihmoi skuadrën të fitonte ‘Scudetto’, duke realizuar gjashtë gola.

Komento: