Juventus – Eriksen, lajm bombë nga Italia

10:49 | 28 Korrik 2019

Gjiganti italian i Serie A Juventus po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre dhe kanë identifikuar lojtarët e nevojshëm. ‘Zonja e Vjetër’ ka bërë tashmë tri transferime në afatin e verës, dy prej të cilave ishin mesfushori-Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Megjithatë, trajneri Maurizio Sarri beson se reparti i mesfushës ende nuk është e plotë dhe dëshiron që një tjetër yll i madh të nënshkruhet para fillimit të sezonit të ri.

Juve e kanë identifikuar Paul Pogba nga Manchester United si zgjedhjen e tyre të parë për të forcuar mesfushën.

Por hierarkia e klubit italian beson se gjiganti spanjoll, Real Madrid janë në një pozitë me të mirë për të nënshkruar lojtarin, përcjell ORAinfo.

Lojtari tjetër që tërhoqi Juve ishte Sergei Milinkoviç Savic i Lazos, por ai është i afërt të bashkohet me Unitedin në ditët e ardhshme.

Në këtë situatë, Juventus po e shqyrton opsionin për transferimin e Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.

Ky i funid ka edhe një vit marrëveshje me Tottenham dhe Juventus beson se mund të gjej gjuhë të përbashkët me ekipin dhe lojtarin për t’iu bashkangjitur ‘Zonjës së Vjetër’ gjatë kësaj vere.

Megjithatë, para se ndodh kjo lëvizje, Juventusi kërkon të largojë lojtarët që përfshijnë sulmuesin Gonzalo Higuain dhe mesfushorët Blaise Matuidi dhe Sami Khedira. /ORAinfo/

Komento: