E ardhmja e Higuain vendoset nesër, takohet drejtuesit e këtyre dy klubeve

11:53 | 28 Korrik 2019

Gonzalo Higuain ende nuk e ka të sigurt se ku do të luaj sezonin e ri.

Kampionët e Serie A do të takohen me skuadrën nga kryeqyteti për të diskutuar lidhur me transferimin e mundshëm të Gonzalo Higuain.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma nuk duan të mbesin në pozitë të palakmueshme në rast se Edin Dzeko largohet drejt Inter, kështu që duan të kenë në radhët e tyre yllin argjentinas, Higuain, transmeton lajmi.

Po të njëjtat burime bëjnë të diturs e takimi mes Romës dhe agjentit të Higuain do të bëhet nesër.

Në diskutim do të jetë edhe mesfushori Alessio Riccardi, i cili mund të kalojë në drejtim të Juventus, por skuadra romake është kundër kësaj marrëveshje.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët me fatin e Gonzalo Higuain, i cili viteve të fundit nuk ka gjetur formën më të lartë.

Komento: