Nainggolan mbetet në Serie A, befason me klubin e ri

12:03 | 28 Korrik 2019

Po largohet pasi nuk është në planet e Antonio Contes.

Radja Nainggolan e ka pranuar vendimin e Interit për ta shitur këtë verë dhe synon të kthehet te Cagliari apo t’i bashkohej ndonjë klubit që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Nainggolan ndodhet me skuadrën e Interit momentalisht në Lindjen e Largët për përgatitjet parasezonale, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Antonio Conte.

Për dallim nga Mauro Icardi, i cili nuk është në nguti për t’u larguar edhe pse është i padëshirueshëm në klubin zikaltër, mediat italian shkruajnë se mesfushori belg e ka njoftuar menaxherin e vet se dëshiron ta largohet.

Është përfolur se ai mund të kthehet në Cagliari si opsioni më i preferuar i Nainggolan, por kjo mund të ndryshojë nëse ndonjë skuadër të luan në Champions bën ofertë për të.

Komento: