Për vetëm 3 runde boksieri shqiptar mposhti serbin

14:13 | 28 Korrik 2019

Boksierit shqiptar i duhen vetëm 3 runde për ta mposhtur serbin.

Boksierit shqiptar Ferit Keta i janë dashur vetëm 3 raunde për të mposhtur me “Konck out” serbin Slavoljub Mitic, në dueli ne zhvilluar mes të dyve në Maltë.

Dueli i Ketës me boksierin serb ishte kryesori në “Summer showdown” në Maltë, duke qenë se ecuria e boksierit shqiptar është e jashtëzakonshme, ku nuk njeh asnjë humbje në peshën “kruizer”.

Kjo ishte fitorja e 13 e Ferit Ketës në boks dhe e 10-a e fituar me “konck out”, shifra mjaft të mira këto për boksierin 30-vjeçar.

Komento: