Transferimi i Bale tek skuadra e madhe, Real Madrid merr vendimin e papritur

15:33 | 28 Korrik 2019

Vazhdon të mbetët e pa qartë e ardhmja e Bales.

Skuadra e Real Madrid duket se nuk do të lejojë transferimin e Gareth Bale në Superligën e Kinës.

Ditëve të fundit është folur për një transferim të mundshëm të Bale në Superligën e Kinës, me skuadrën Jiangsu që kishte shfaqur interesim për anësorin uellsian.

Bale do të përfitonte rreth 1 milionë euro në javë me kontratën potenciale, që do të nënshkruhej për tri vite, por duket se Real Madrid do të anulojë një mundësi të tillë.

Gazetari i BBC, David Ornstein, mëson se Real Madrid ka refuzuar një marrëveshje për kalimin e lojtarit të tyre në Kinë.

Afati kalimtar në Kinë mbyllet të mërkurën, dhe Bale mund ta humb mundësinë e tij për t’i mbushur xhepat me para.

Komento: