‘Goditje’ për Milanin, po largohet ylli i skuadrës

20:16 | 28 Korrik 2019

Duket se një lojtar do të largohet nga Milani.

Wolves ka vendosur të bëjë ‘pazar’ vetëm te Milan këtë afat kalimtar.

Skuadra nga Premierliga, ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Patrick Cutrones.

Lojtari ka lënë kampin stërvitor të Milanit, për t’u rikthyer në Itali fillimisht, para se të marrë rrugë drejt Anglisë, për t’iu bashkuar Wolves.

Cutrone nuk do të jetë lojtari i vetëm që nga Milan do të transferohet te Ëolves, përcjell lajmi.net.

‘Ujqërit’ në orët e fundit kanë filluar të mendojnë edhe për yllin tjetër të Milanit, Andre Silva.

Silva ishte afër transferimit të Monaco, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

Komento: