Moise Kean pritet të largohet nga Juventus gjatë verës.
Evertoni ka filluar bisedimet me Juventusin për ta transferuar sulmuesin e talentuar Moise Kean.
Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e Juves kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin dhe atë me klauzolë të riblerjes për 19-vjeçarin.
Vetë sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë dëshiron një aventurë të re ku do të ketë më shumë hapësirë, pasi te Juventusi për momentin është një koloni sulmuesish të njohur.
Kean, me “Zonjën e Vjetër”, në edicionin e kaluar u paraqit në 13 ndeshje në Serie A duke realizuar 6 gola.