Nis festa në “San Siro”, Milan po transferon yllin 40 milionësh

10:00 | 29 Korrik 2019

Milan nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sipas Sky Sport, Milan po afrohet me përfundimin e nënshkrimit të Rafael Leao nga Lille.

Një marrëveshje ende nuk është e plotë, por të gjitha palët po punojnë për mbylljen e një marrëveshjeje sa më shpejt që të jetë e mundur, përcjell ORAinfo.

Në total, rossoneri duhet të paguajë Lille 35-40 milionë euro për sulmuesin e ri pasi ai do të zëvendësojë Patrick Cutrone./ORAinfo/

Komento: