“Tronditen” bianconerët , ylli i Juventusit transferohet në Angli

10:12 | 29 Korrik 2019

Moise Kean, thuhet se ra dakord të bashkohet me Evertonin.

Sipas Goalo’s Romeo Agresti, Everton është gati të përmbushë çmimin e kërkuar nga Juventus prej rreth 40 milion € për Kean, i cili nga ana e tij ka dhënë miratimin e tij për këtë veprim, siç ka bërë edhe agjenti i tij Mino Raiola, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi gëzoi një fushatë mahnitëse gjatë vitit 2018-19, duke shënuar shtatë gola në 17 ndeshje për Juve.

Megjithatë, Agresti paralajmëron se bardhezinjtë duan të jenë në gjendje të ri-blejnë 19-vjeçarin në një datë të mëvonshme./ORAinfo/

Komento: