Ndodh e papritura, zbulohet klubi i ri i Khediras

10:58 | 29 Korrik 2019

Arsenali është afër nënshkrimit me mesfushorin të Juventusit Sami Khedira.

Khedira, 32 vjeç, ishte në stadiumin Emirates të dielën në humbjen në miqësore para sezonit në Lyon,përcjell ORAinfo.

Sipas gazetarit italian të futbollit, Tancredi Palmeri, Khedira është në prag të një lëvizjeje.

“Khedira afër për t’u bashkuar me Arsenalin”, shkroi Palmeri në Twitter./ORAinfo/

Komento: