Ylli i Juventusit kërkon kalimin te Manchester United

12:12 | 29 Korrik 2019

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi është i interesuar për një transferim te Manchester United, raporton Corriere di Torino.

Mesfushori francez dëshiron të sigurojë kohë të rregullt të lojës në një mjedis të ri dhe dëshiron të sfidojë veten në Premier Ligë,përcjell ORAinfo.

United mund të bëjë një lëvizë për 32-vjeçarin nëse Paul Pogba përfundon një kalim të propozuar në Real Madrid në dy javët e ardhshme./ORAinfo/

Komento: